Welcome! This is a website that everyone can build together. It's easy!

MIRDITA HomeThis is a featured page

REPUBLIKA E MIRDITËS
( Përmes disa dokumenteve)
Të nderuar Lexues, Më poshtë po Ju paraqes disa dokumente që kam mundur t’i mbledh dhe që flasin për historinë e Mirditës, veçanërisht për periudhën kur ajo u shpall Republike ne Prizren, ne vitin 1921 dhe kërkoj njohjen si te tille nga Europa dhe lidhja e kombeve. Unë nuk marr përsipër te komentoj përmbajtjen e këtyre dokumenteve për shkak te kufizimeve te mia ne fushën e historisë por do te vlerësoja komentet e lexuesve dhe specialisteve dhe i ftoj ata te japin kontributin e tyre ne pasurimin e kësaj periudhe te historisë se Mirditës.
Duke Ju falënderuar Gjon NDREJA
REPUBLIKA E MIRDITËS (Sipas Wikipedia, the free encyclopedia) Republika e Mirditës ishte një republikë jetëshkurtër e shpallur në veri të Shqipërisë nga Gjon Markagjoni dhe ndjekësit e tij. Ajo ekzistoi që prej 17 Korrikut dhe deri më 20 Nëntor 1921.
Jugosllavia e përkrahu Gjon Markagjonin i cili i udhëhoqi anëtarët e fisit të tij katolikë në një revoltë kundër regjimit dhe parlamentit shqiptar i ngritur pas Luftës së Parë Botërore. Ai shpalli themelimin e një Republike të Shqipërisë të pavarur me seli në Prizren. Markagjoni ishte presidenti i vetëm i republikës.
  • Meqë republika dhunoi sovranitetin e Shtetit Shqiptar, trupat e qeverisë shqiptare e luftuan dhe e asgjësuan republikën.
Qeveria
  • President: Gjon Markagjoni
  • Minister i puneve te jashtme: Andon Ashiku
  • Minister i luftes: Prenk Lleshi
  • Minister i Puneve te Brendshme: Zef Ndoci
REPUBLIKA E MIRDITES Home - REPUBLIKA E MIRDITES
II.FAMUJT E REPUBLIKES SE MIRDITES 1921
Flamuri i Republikës së Mirditës – Imazhi nga Jaume Ollé, 15 Korrik 1996
Serbët përfituan nga beteja midis Shqipërisë dhe Italisë për të pushtuar një pjesë të vendit duke ngritur kështu republikën e Mirditës, por forcat shqiptare i dëbuan ata.
REPUBLIKA E MIRDITES Home - REPUBLIKA E MIRDITES
Flamur tjetër i raportuar i Shqipërisë – Imazh nga Jaume Ollé,
Flag Bulletin Newsletter # 32 (10 Shkurt 1979) përmend Mirditischen Republik. Një flamur i paidentifkuar i është atribuar Republikës së Mirditës ose Republikës së Koritzës. Ai ka tre shirita horizontale, të kuqe, bardhe dhe jeshile. Në pjesën e kuqe, në qendër, është shqiponja e zezë me dy kokë. Flamuri i vërtetë mund të jetë ndryshe sepse burimet e mia thonë qe flamuri kishte një shqiponjë dy krerësh, por nuk thonë që ishte element ii vetëm në flamur. III PROKLAMATE ME RASTIN E SHPALLJES SE PAVARESISE SE MIRDITES
VLLAZEN KSHTENIM MIRDIT E TAN DUKAGJINI !
Mirdit,1921
Ma shume se peseqind vjeteve kjem rob te Turkijes
Fale minders Zotit mas gjith mundit e mas gjith luftash jena libru asaj robnijet. Gjithe Evropa don qi Shqypnia tjen e librueme,qi me ken edhe ajo e ujdisun,qi me pas ruggat e qimendifferat e shkollat.
Kjo asht fort bukur e mire. Kjo asht edhe dishiri jon,pse edhe na dona me ken zhdrivilluem,me pas shkolla jo sadhde fmija jone pore edhe na pleqt kena qef me msu me shkru e me kndu- pse njaj popull qi asht i zhdrivillum njato shkojn per para me pun. Po na vllazen,qi e njofim mire turkun, mundena me zan bese ,qi me ycymet Turkijet ne Tirana ? A mundena me besu qi kan me na dhan desturdhek,qi ata ne per para peseqind vjetve na kan majt si robni ? A mundena me ken me at ycym,qi don me na up fenë ton,qi na ndes e naj up katundet tona? A mundena me duruë me ken nen ket ycym e ne ket urdhun,qi sot tpart eTurqnimit agik flasin. “Qi ju keni ken raja e jon tesh pesqint vjet,e keni prep me ken raja e jon” JO VLAZEN ! Na nuk e dona robnin e Turqnimit ! Na dishrojm lirin e bashkimit mu sjedh per smarit,pra kush dishiron mu sjedh per smarit nuk mundet mu Ishu,qi Turkija mu jerëtis e rrë si ka kenë SHQYPËTAR ! Ne dacim me kriju nji derzav nen ycymet te Turkijes n’ Tirana at err na vedvedit i kena vuë prangat ne dorë e ner kamë. At err kthej prap nat vakt,qi ne na kan shkel,kur skena ken tzot me RFYE FENE TON,kur skena mujit me GODIT KISHT TONA,kur skena guzuë me vuë kumont ne kompanjela ton e kur na kan myt MESHTART TON. Me dvertet njat vakt asnii SHQYPTAR I DRET nuk e dishron. Ne kjoft qi at vakt nuk e dishrojm,pra na duet me GJFTH FOZADE TONA me pumië,qi kjo pun mos me na baë vaki. Per ket pun Mirditsit e kena ap lirin ton republik.Per ket luftojme me pushk n’dorë kundra ycymetit tirans e kerkojm prej Evropet, qi me na njoft. Delegazioni i jon n’Zenevë ne konferenz Shocnis Popudhit ka mryt,qi ne Shqypnii mu cu komisoni per mu pvet popudhi,se cka lypin. Ne konferenz n’Zenevë ka ken deri tesh delegazjoni i Tirans,qi ka fol qi asht TAN SHQYPNIA me Tirana,e dhe ka ap ma t’reshtet fjalt per kapitan Marka Gjonin ton.Të ardhunit delegazjonit Mirdits n’Zenevë ka met ycmi i Tirans i marrum prej fjalve t’reshme,qi kan fol per Mirdit e per gjith kshtenim te Shqypnis. Kush i ka nimu ycymetit Tirans n’Zenevë ? Taljant,qi jan anmiqt ton,kuja asht ascerija QI KA BA KISHEN SHTADH,edhe na ka mar erzin grave e varzave tona. E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits ? Serbia e cila asht ne konferenz ne Paris t’pagjt i ka dalzot liris ton.Serbija asht miku i jon e don me ken KOJMSHI I MIRE. SHQYPËTAR Per pak dit ka me ardhe komisija e Shoçnis Popudhit Diftoni sbashkut: Nuk e dona ycymetin e Turkies t’Tirans! Kshtenimi i Shqypnisë don derzaven e lirin e vet, jose dot luftojn deri ma t’mramin pik gjakut SHQYPËTAR Tjemi t’sbashkum e mos u rreni fjalve t’reshme Tirans e Italis Marrë nga http://www.geocities.com/djalosh/markagjon.html
IV.PULLA POSTE TE EMETUARA ME MBISHKRIMIN “VETEKEVERRIA E MIRDITES”
REPUBLIKA E MIRDITES Home - REPUBLIKA E MIRDITES
REPUBLIKA E MIRDITES Home - REPUBLIKA E MIRDITES
V.EDITH DURHAM: KJO ESHTE MIRDITA Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...
Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.
Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtaret e ndermjetme.
Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh...
Marre nga Shqiperia e Eperme e Edith Durham


No user avatar
andueni
Latest page update: made by andueni , Mar 8 2011, 7:21 AM EST (about this update About This Update andueni Rename - andueni

No content added or deleted.

- complete history)
Keyword tags: FOTO LAJME VIDEO
More Info: links to this page

Anonymous  (Get credit for your thread)


There are no threads for this page.  Be the first to start a new thread.